Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i ka bërë këto komente pas takimit që patën të hënën në Beograd, presidenti serb, Tadic, dhe ai kroat, Josipovic, të cilët deklaruar se e njohin sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Presidentët e shteteve fqinje do të duhej të merreshin me problemet e vendeve të tyre dhe jo me Bosnjën dhe Hercegovinën. Sidoqoftë i falenderoj shumë për interesimin. Edhe unë e mbështes tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kroacisë dhe të Serbisë pa Kosovën”, ka thënë Komsic.
Kjo deklaratë e anëtarit kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka nxitur reagime të ashpra në Republikën Serbe.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nebojsa Radomanovic, ka deklaruar se Sarajeva nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pavarësisht se çfarë mendon Komsic apo anëtari tjetër i Presidencës që përfaqëson njësinë boshnjake të kësaj federate.
Radomanovic ka deklaruar se për njohjen e Kosovës është e nevojshme të kenë një qëndrim të tria njesitë që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën (Kroate, Boshnjake dhe Serbe). /Telegrafi/