Kompania e sigurimeve Dardania me lojë shpërblyese në DokuFest

Festivali i filmit DokuFest është një ndër ngjarjet me të rëndësishme e cila i jep freski këtyre ditëve të nxehta verore. Në një ngjarje si kjo, nuk mund të mungoj as edhe mbështetja nga kompania lidere për sigurime - Dardania. Zyra e improvizuar tek shatërvani në Prizren do të jetë në shërbim gjatë tërë javës për të gjithë të interesuarit rreth shërbimeve dhe produkteve të kompanisë së sigurimit Dardania. Pos informatave të cilat do të ju ofrohen, kjo kompani ka vendosur që të interesuarit gjithashtu t’i shpërbleje me dhurata të shumta ku mes tjerash ka organizuar edhe lojën shpërblyese. Loja përmban 5 pyetje të thjeshta në lidhje me kompaninë dhe produktet e kompanisë së sigurimit Dardania. Tërheqja e fituesit do të bëhet ditën e shtune në ora 18.30.
Kompania e Sigurimeve Dardania është kompani lidere e sigurimeve duke u krenuar me një portfol të gjerë që synon plotësimin e nevojave të sigurimit të individëve dhe kërkesat e sigurimit të bizneseve, qofshin ato të mëdha apo të vegjël. Kompania e Sigurimeve Dardania i vë klientët e vetë në rend të parë dhe angazhohet për të siguruar shërbime të qëndrueshme të karakterizuar me besueshmëri dhe fleksibilitet.

















































