LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për financim dhe buxhet refuzon amendamentet e Frontit Evropian, VLEN tërhoqi shtatë amendamentet e veta

Komisioni për financim dhe buxhet refuzon amendamentet e Frontit Evropian, VLEN tërhoqi shtatë amendamentet e veta

Komisioni për financim dhe buxhet ka përfunduar sot pasdite ditën e dytë të debatit për amendamentet rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2024. Kryetarja e Komisionit, Sonja Lukarevska vazhdimin e caktoi për nesër në orën 12.

Në vazhdim të diskutimit të sotëm, janë refuzuar gjashtë amendamente të deputetëve të Frontit Evropian, të cilat i referoheshin kërkesës për mjete nga buxheti për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski potencoi se mjetet për këtë qëllim janë siguruar nga Banka Evropiane për Investime me vendim të nënshkruar nga Artan Grubi të marrë me 7 gusht të vitit 2023.


“Po punohet për një grup amendamentesh që i referohen Komunës së Likovës. Në përputhje me vendimin e ndarjes së mjeteve, në përputhje me marrëveshjen financiare, për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Republikën e Maqedonisë, nga Banka Evropiane për Investime ishin planifikuar 50 milionë euro për këtë qëllim. Sipas asaj shpërndarje, ku përmenden të gjithë 80 komunat, për Komunën e Likovës janë planifikuar 967.374 euro. Kështu që, ky amendament nuk pranohet, gjegjësisht është i pakuptimtë”, tha zëvendësministri Jankullovski.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Marija Petrushevska tha se në të kaluarën kur ka propozuar amendamente lidhur me ndarjen e mjeteve nga buxheti për komunat Ilinden, Petrovec dhe Zelenikovë, qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në të cilën ishte pjesë edhe PLD-ja, nuk i pranoi asnjë prej tyre.

Gjatë diskutimit, deputeti Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, tërhoqi shtatë amendamente të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori