LAJMI I FUNDIT:

Komisionari i BE-së sulmon “njëanshmërinë” e Rusisë ndaj Kosovës

Komisionari i BE-së sulmon “njëanshmërinë” e Rusisë ndaj Kosovës

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Olli Rehn, ka akuzuar të enjten Rusinë për "njëanshmëri egoiste" duke kërcënuar përdorimin e vetos në lëvizjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë pavarësi Kosovës.

"Nuk ka vend për njëanshmëri egoiste si kërcënimi me një veto të njëanshme në Këshillin e Sigurimit të KB-së", u ka thënë ai studentëve në Paris, sipas një kopje të fjalimit të tij të shpërndarë në Bruksel nga personeli i tij.

"Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tjerë në bashkësinë ndërkombëtare të adaptojnë një qëndrim të përgjegjshëm që mund të lehtësojë një zgjidhje të negociueshme", ka thënë ai.

"Në fund, bashkësia ndërkombëtare do të gjykohet për aftësinë e saj në përdorimin e shumanshmërisë efektive", ka thënë ai, duke iu referuar fshehtazi edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


"Kosova nuk do të jetë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara, dhe Serbia nuk është duke tentuar t’i bashkëngjitet Federatës ruse!", ka shtuar ai.

"E ardhmja e Serbisë dhe Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian”, ka përfunduar komisionari Rehn.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori