LAJMI I FUNDIT:

Koleksione të reja me fustane mbrëmjesh

Koleksione të reja me fustane mbrëmjesh

Stilistët më të njohur të fustaneve, si Jovani, Sherri Hill dhe Tony Bowls, kanë përdorur copa mëndafshi, tyli, kadifeje dhe sateni në dizajnin e tyre dhe nuancat blu, rozë, e kuqe, e zezë, ngjyrë smeraldi, korali dhe limoni.

Këto fustane janë gjithashtu tepër komode për të kërcyer dhe për të lëvizur me një elegancë dalluese. Ndërkohë që gjatësia e tyre varion nga të shkurtrit tek të gjatët, më në modë për mbrëmjet gala vazhdojnë të mbeten fustanet e gjata.

Në modën e fustaneve nuk mungojnë edhe punimet e dorës, sidomos gurët apo qëndisjet, kryesisht tek zona e bustit. Në rastet e dekolteve të hapura, rekomandohet që fustanet të kombinohen me bizhuteri me gurë të çmuar, që i jep një pamje edhe më sexy e femërore veshjes së mbrëmjes.

Ngjyrat e fustaneve variojnë dhe janë shumë të larmishme, por nuancat që dallohen për 2013 janë: ngjyra blu, rozë, e kuqe, e zezë, ngjyrë smeraldi, korali dhe limoni. Çfarë nuk duhet harruar është se këto fustane shoqërohen gjithmonë me këpucë apo sandale elegante me taka të larta dhe me bolero apo shalle, zgjedhja e të cilave duhet bërë me shumë kujdes dhe stil. /Telegrafi/