Kolegji Zgjedhor i Sali Berishës
Nga të katër anët e botës, juristët duhet të jenë të shqetësuar për mënyrën dhe rrugën se si Kolegji i Zgjedhjeve në Shqipëri po e trajton, ose i trajtoi, ankesat e Partisë Socialiste (PS) në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore atje, më 8 maj 2011.
Në fakt, Kolegji Zgjedhor nuk veproi fare si Kolegj Zgjedhor, por kam drojë që mund të them para kohe atë që dua të them.
Fillimisht, Kolegji pranoi dy kërkesë-ankesa të PS-së në lidhje me cilësimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar dhe pastaj vonimin nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të shpalljes së rezultatit paraprak për bashkinë Tiranë, para se të fillohej procedimi i hapjes së kutive. Praktikisht, të dyja këto kërkesë-ankesa të PS-së u pushuan nga Kolegji Zgjedhor, për të vazhduar më ankesa të tjera.
Nuk është vlerësim, por është çudia më e madhe në fushën e drejtësisë ndonjëherë që Kolegji Zgjedhor, me mënyrën se si mori vendim, i dha të drejtë KQZ-së kur hapi kutitë për të numëruar e vlerësuar këto vota. Kjo, për faktin se ato vota, sipas sistemit të zgjedhjeve, shpalleshin të pavlefshme. Në fakt, një vlerësim të tillë, edhe me shkrim, e kishin dhënë të gjithë komisionarët, të PD-së, PS-së dhe të partive të tjera. Në këtë vendim ata kishin konsultuar udhëheqësit e tyre dhe kishin bërë atë që duhej bërë sipas ligjit për zgjedhjet, se këto vota nuk përfshiheshin në tabelën përfundimtare ose përmbyllëse të rezultatit, në asnjë njësi zgjedhore.
Megjithëkëtë, Kolegji Zgjedhor nuk e interpretoi nga fusha juridike hapjen e kutive, shpalljen e këtyre votave të vlefshme dhe numërimin e tyre duke ndryshuar tabelën përmbyllëse të rezultatit të zgjedhjeve. Dhe KQZ, siç dihet, nuk hapi krejt kutitë, por vetëm afër 200 sosh në mënyrë që të arrihej përmbysja e rezultatit për bashkinë Tiranë. Kolegji Zgjedhor, në përgjigje të ankesave të para, kishte arsyetuar që kutitë u hapën vetëm për një njësi zgjedhore dhe akti, siç quhej, normativ, nuk ishte akt ligjor por akt administrativ. Dhe këtë vendim te vet Kolegji e quante vendim profesional, pra arsyetimi i Kolegjit Zgjedhor ishte profesional e jo ligjor.
Jo për të interpretuar, por Kolegji nuk kishte pse jepte mendim-arsyetim të tillë sepse Kolegji nuk është organ i ofrimit të mendimit profesional, por është organ që trajton interpretimin ligjor, pra është organ që duhet të ofrojë interpretim ligjor.
Dhe që situata të jetë edhe më hutuese, tashti në vendimin e vet të fundit, Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në të hap të gjitha kutitë e votimit (qendrat e votimit) në mënyrë që të numërohen votat e hedhura gabimisht në kutitë tjera dhe pastaj ato të përfshihen në tabelën përfundimtare për rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë Tiranë.
Unë jam nga Prishtina dhe këtë shkrim po ashtu e përpilojë nga Prishtina, por askund, në asnjë medium, nuk lexova që PS i kishte kërkuar Kolegjit që të mundësonte hapjen e kutive për bashkinë Tiranë. Që situata të jetë edhe më e ndërlikuar, as PD nuk kishte bërë kërkesë-ankesë të tillë. Pra, cila është ajo e drejtë ligjore në bazë të të cilit Kolegji urdhëron hapjen e kutive pa ia kërkuar një veprim të tillë fare? Shkurt dhe shqip, pse Kolegji jep përgjigje në pyetje që nuk i janë bërë? Dhe më tej, cila është baza e interpretimit ligjor për hapjen e kutive?
Në fakt, këtu shtrihet dhe fshihet triku politik i Kolegjit në duart e Sali Berishës: ai dëshiron të arsyetojë publikisht, juridikisht dhe politikisht hapjen e kutive, tashti si një urdhër-kërkesë të Kolegjit e jo të vullnetit politik. Shkurt dhe shqip, hajninë po e legjitimon edhe politikisht edhe ligjërisht.
Në fakt, një situatë të tillë kosovarët tashmë e kanë mësuar përmendsh, pra kur hajnia legjitimohet me ligj. Në Kosovë, pushtetarët vjedhin, por sipas ligjit. Dhe andaj ata nuk kapen përkundër që pasuria e tyre familjare tejkalon milionat. E milionat vijnë nga buxheti i Kosovës ose donacionet e jashtme që në fund përsëri i paguan qytetari.
Një fakt tjetër shqetësues në Kosovë është heshtja e pozitës dhe e opozitës karshi situatës së fundit në Shqipëri. Qeveria e PDK-së nuk e lëshoi as një komunikatë për shtyp, LDK as që e ktheu kokën nga atje, ndërsa Vetëvendosja po e shikon në televizor Shqipërinë që aq shumë e do të bashkuar. Ose, si kosovarë që jam, po ashtu jam rritur me teorinë e “nënës Shqipëri”. Nga kjo, duhet të kihet parasysh që “nëna Shqipëri” nuk nënkupton një pjesë të Shqipërisë. Sepse, praktikisht, atë që po e bën Sali Berisha me pushtetin e vet të mbërthyer pas parave është ndarja e Shqipërisë nga brenda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker