Site icon Telegrafi

Koeman mbështet idenë e shitjes së tre senatorëve të klubit, por dëshiron qëndrimin e Piques

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman mbështet planin e klubit për të shitur Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, por dëshiron që mbrojtësi  Gerard Pique  të mbetet në Camp Nou.

Detajet janë përshkruar nga mediumit Diario AS që raporton lajmin se trajneri holandez ka marrë vendimin për katër lojtarët me përvojë.

Gjigantët katalanas duhet të ulin në mënyrë drastike faturën e pagave të tyre dhe gjithashtu të zvogëlojnë moshën mesatare të skuadrës së tyre, domethënë të gjithë ata lojtarë mbi moshën 30 vjeç tani shihet si të zëvendësueshëm.

Lexo po ashtu Garda e vjetër e Barcelonës: A është ndonjëri i sigurt?

Blaugranët janë të vendosur për ndryshime të mëdha përpara sezonit 2020-21, sidomos pas poshtërimit 8-2 në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Është raportuar në fillim të kësaj jave që klubi i Ligës Premier, Fulham dëshironte Pique, megjithëse një veprim i tillë duket të jetë joshës për shkak të kërkesave të tij të mundshme për pagë dhe statusit brenda futbollit.

Lexo po ashtu Suarez: Nëse Bartomeu dëshiron që unë të largohem, do ishte mirë të ma thoshte

Ndërsa Koeman dëshiron të mbajë Piquen, tani duket se ai mbështet vendimin e hierarkisë për të larguar tre lojtarët tjerë: Suarez, Busquets dhe Alba.

Emisioni i Cadena Ser, El Larguero tregoi në fillim të kësaj jave se treshja e lojtarëve – së bashku me Sergi Roberton donin të qëndronin në Camp Nou pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version