LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Përshëndesim përpjekjet e Ivanovit për dialog me partitë

Kocijançiq: Përshëndesim përpjekjet e Ivanovit për dialog me partitë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Komisioni Evropian përshëndet përpjekjet e presidentit Gjorgje Ivanov për takimet me liderët e partive politike, të cilat konsiderohen kyçe për vendimin se kujt do t’i jepet mandati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përshëndesim përpjekjet për biseda me të gjitha partitë politike”, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.

Ajo përkujtoi se të gjitha partitë kanë theksuar se angazhohen për agjendën e reformave të BE-së dhe se janë dakorduar se rruga drejt BE-së është synimi strategjik i vendit.


“Nëse punojnë bashkërisht drejt arritjes së këtij synimi të përbashkët, ato në fakt do të keni shumicë kushtetuese, që është e rëndësishme për euro- integrimet” tha Kocijançiq.

Lidhur me fjalimin e djeshëm të OBRM-PDUKM-së, Brukseli të shpjegoj në bazë të cilës pjesë nga Kushtetuta e Maqedonisë, BE pret presidenti Ivanov të përcaktoj lider për formimin “e një qeveri sa më të gjerë, Kocijançiq shpjegoi se nevojitet konsensus i gjerë politik dhe koalicion i gjerë për ballafaqimin me sfidat e ardhshme.

“Flasim për nevojën që të ketë konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë, që shteti të mund në mënyrë efikase të ballafaqohet me sfidat e ardhshme. Zbatimi i reformave themelore, Marrëveshja e Përzhinës dhe zgjidhja e kontesteve dypalëshe kërkojnë përkushtim të fuqishëm me të gjitha partitë politike” shpjegoi Kocijançiq. /Telegrafi/