LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Kosova nuk ka kohë për të humbur, të krijohen institucionet

Kocijançiq: Kosova nuk ka kohë për të humbur, të krijohen institucionet

Kanë kaluar gati dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe vendi ende nuk ka institucione të reja.

Zvarritja po vjen si pasojë e mungesës së numrave për zgjedhjen e kryeparlamentarit fillimisht e më pastaj edhe votimit të qeverisë nga subjekti më i madh politik në vend, koalicionit PAN (PDK, AAK, NISMA) të cilit i takon e drejta të për mandatarin e parë që mund ta formojë qeverinë.

Por, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, në një prononcim për Gazetën Observer, ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur, duke u bërë njëkohësisht thirrje edhe partive politike që të respektojnë Kushtetutën e vendit.


“Ne u bëjmë thirrje që sa më shpejt që të ketë mundësi të konstituohet Parlamenti, si dhe po ashtu, partive parlamentare të veprojnë me përgjegjësi duke përmbushur obligimet e tyre që derivojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi ”, ka thënë Kocijançiq.

Kocijançiç thekson se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të formohen shumë shpejtë.

“Ne shpresojmë në formimin e Qeverisë së Kosovës. Kosova nuk ka kohë për të humbur “, është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Zëdhënësja e KE-së ka numëruar dhe obligimet e reja që e presin Qeverinë e re, e të cilat i konsideron si esenciale në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.

“Presim që Qeveria e re me formimin e saj të angazhohet menjëherë në reformat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe ekonominë, pritjet për liberalizim të vizave dhe angazhim konstruktiv në Dialogun me Serbinë. Krejt këto janë esenciale për Kosovën që të prodhoj përparime në rrugën e saj Evropiane”, ka deklaruar Kocijançiq.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA, as sot nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, për konstituimin e organeve të Kuvendit, ndërkohë që partitë tjera, presin që PAN të ndërroj kandidatin për kryetar të Kuvendit./Gazeta Observer/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori