LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni – russkie rulet

Me formulën PDK-AKR dhe minoritetet, pa i bërë mirë këto llogari, Kosova do të futej në aventurën e rrezikshme të ruletit rus (russkie rulet), në të cilën dikush do të humbte shumë e dikush do të fitonte, varësisht se cilit lojtar do t’i qëllojë fisheku në grykë – në tavolinën e madhe të Qeverisë së Kosovës, ku do të diskutohet për çështje jetike të vendit. Andaj, së pari Kosova apo së pari numrat (koalicioni), e pastaj Kosova!

Përveç vodkës ruse, sallatës ruse dhe spiuneve të famshme ruse, nga kjo perandori e Lindjes na është e njohur edhe njëra prej lojërave më ekstreme dhe më të frikshme të fatit – ruleti rus apo, në origjinal, russkie rulet. Na ka rënë të shohim në filma ose të lexojmë faqeve të kurioziteteve, për emocionet dhe anët ekstreme të saj, por edhe për fatalitetin e shpeshtë, që shumë njerëzve ua ka sjellë kjo lojë. Në praktikë, kjo aplikohet në variantin e lojës së dy personave bashkë, por edhe në atë të më shumë personave (pesë, gjashtë e më shumë). Bixhozxhinj të mëdhenj dhe të pasionuar rusë, mblidhen rreth një tavoline, pranë së cilës, në vend të letrave të pokerit amerikan, gjendet një armë e tipit “Cold” (ose diçka e tillë, e përafërt, por, gjithsesi, nga ato të njohura si revole me mulli) e, në mbushësin e saj, nga gjashtë fishekë të mundshëm, futet vetëm një. Pranë tavolinës me miliona rubla ruse, të ulur bashkë janë pretendentët për t’i fituar të hollat, të cilët në mënyrë qarkore e kryejnë ciklin e shkrepjes së mundshme (vetëvrasëse) të armës në kokë. Përballë shansit pesë me një, në favor të mbijetesës nga kjo lojë, rusi, pasi që e rrotullon mirë e mirë mullirin e armës, e vë jetën e tij në aventurën krejt ose hiç dhe, nëse arma shkrehë, ai i merr të gjitha paratë, kurse, në të kundërtën, përshëndetet nga kjo botë, ndërkohë që paratë e tij ndahen midis bashkëlojtarëve. Lojë shumë atraktive për dashamirët e aventurave ekstreme.

Në përkthimin shqip, ruleti rus duket të jetë varianti më i mundshëm që partia fituese e zgjedhjeve të shumëpërfolura të 12 dhjetorit, të formojë qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. E gjetur përballë numrave të gatshëm (edhe pse pjesa përcaktuese e të cilëve përbëhet nga shifra cirilike), partia fituese po përballet me shumë apetite për postin e presidentit të vendit: njërin e synon presidenti aktual, në detyrë, kurse tjetrin i pari i partisë drejt së cilës mandatari i dalë nga këto zgjedhje e ka orientuar të gjithë ymydin e tij.


Megjithatë, nuk dua të them në këtë rast se ruleti rus do të ishte zgjidhja më e mirë që njëri prej pretendentëve të lëshojë pe (edhe pse unë mund t’i kem preferencat e mia, në këtë formulë, se cili nga këta do të ishte Presidenti i duhur i Kosovës). Por, ajo që dua të them është se formula “russkie rulet”, nuk është formula e daljes nga ngërçi politik e institucional, por për Kosovën do të ishte veç hyrje në këtë lojë, nëse me të vërtetë do të formohej koalicioni PDK-AKR dhe minoritetet.

Argumenti i parë është brishtësia e këtij koalicioni të mundshëm, i cili do t’ia sillte vendit në pjatë një president që, po të mos kishte bërë koalicion parazgjedhor me nja dhjetë partiza të tjera politike, vështirë se do ta kalonte pragun. Ndërkohë, që të njëjtit subjekt, që nuk udhëheqë me asnjë komunë, mandatari do t’ia falte disa ministri, ndoshta edhe jetike për qeverisjen.

Argumenti i dytë janë numrat cirilikë të Kuvendit të Kosovës (pakica e privilegjuar), të cilët do të ishin përcaktuesit kryesorë për formimin, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e kësaj qeverie. Ec e zini besë kësaj pune!? Përjashtuar disa që janë dëshmuar e deklaruar edhe publikisht si shtetas të Kosovës, pjesa tjetër e këtyre numrave (deputetëve), e kanë kokën në Beograd ose, më së afërmi, mbi lumin Ibër, e trupin e kanë në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që shumë prej tyre janë deputetë në këtë kuvend, pa mbështetje politike dhe elektorale, por vetëm duke iu falënderuar çelësit apo kuotës kushtetuese për përfaqësim në ulëset e falura.

Argumenti i tretë është ai që veç e kemi përjetuar dhe e kemi parë të gjithë ne në Kosovë, jo më larg se në vjeshtën që shkoi. Një qeveri që udhëhiqej nga dy partitë më të mëdha në vend, u thye si gastarja vetëm pak kohë para përfundimit të mandatit, kur LDK, pa bërë kurrfarë hesapi në favor të Kosovës dhe qytetarit të Kosovës, i tha ditën e mirë PDK-së, e cila kësaj pune sikur ia kishte bërë pak me sy edhe vetë, një natë të vonë, nga Zanzibari. Dhe kjo qeveri (gjysëmgastare), edhe pse me dihatje e rënkime, e udhëhoqi Kosovën drejt zgjedhjeve të 12 dhjetorit, të cilat edhe ashtu i vunë kulmin imazhit të keq të Republikës, në prag të 3-vjetorit të shpalljes. Mbase, në një farë ruleti rus, atëherë i pati qëlluar fisheku në grykë pikërisht Presidentit të Kosovës, prof. Fatmir Sejdiut. Andaj, nëse nuk qëndroi në këmbë deri në fund një koalicion kaq i madh dhe kaq shqip me numra e shkronja, si PDK-LDK, sa mund të qëndrojë në këmbë një koalicion kaq i brishtë, kaq i ngushtë dhe me aq shumë përfolje e plasaritje qysh në start: PDK-AKR dhe disa pakica, shumica e të cilave ëndërrojnë cirilikën.

Mbase, numrat nuk duhet parë vetëm sa për ta bërë një qeveri, por edhe për ta mbajtur atë. Qeveria nuk mbahet me muskuj, as me besatim, as me kumbari, as me mërrola e ton të lartë. Në demokraci, qeveria bëhet dhe mbahet me numra, por të sigurt. Dhe, duhet shoshitur, përmes një mbledhje-zbritjeje të stërholluar se kah e kanë prejardhjen këta numra, të cilët andej prej nga vijnë, andej edhe do të na çojnë.

Në të kundërtën, me formulën PDK-AKR dhe minoritetet, pa i bërë mirë këto llogari, Kosova do të futej në aventurën e rrezikshme të ruletit rus (russkie rulet), në të cilën dikush do të humbte shumë e dikush do të fitonte, varësisht se cilit lojtar do t’i qëllojë fisheku në grykë – në tavolinën e madhe të Qeverisë së Kosovës, ku do të diskutohet për bisedimet me Serbinë, ku do të diskutohet për rritjen e madhe të pagave të njerëzve që tash e tre muaj po i presin frytet e premtimit të madh, ku do të diskutohet për njohjet tjera dhe riparimin e imazhit ndërkombëtar të vendit, ku do të diskutohet për privatizimin e mëtejmë dhe jetik të vendit, ku do të diskutohet për kilometrat tjera që duhet asfaltuar në Rrugën e Kombit…

Së pari Kosova apo së pari numrat (koalicioni), e pastaj Kosova!

p.s:
Shqiptarët (dhe Kosova) me vite e kanë shijuar vodkën ruse, sallatën ruse e, ndoshta, ku ta dimë, mund të jenë sfiduar vetëdijshëm ose jo, me ndonjë spiune të bukur ruse, por, politikisht, ruletin rus ende s’e kanë përjetuar. Megjithatë, rastin e kanë nga koalicioni që është në horizont.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori