Patrick Kluivert ka thënë se mund të shohë mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, te Barcelona, pasi ai është mjaft i mirë për këtë klub.
Adoleshenti holandez është një objektiv për Barçën për të përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez ka qenë duke e shikuar nga afër talentin holandez këtë sezon.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Ajaxit, Kluivert, është në dijeni të interesit dhe thotë se De Ligt mund të përballojë një lëvizje të tillë.
“Ai është shumë i ri, por ai ka cilësitë për të luajtur në çdo ekip të madh në botë”, ka thënë fillimisht Kluivert.
“Kur them çdo ekip të madh, kjo përfshinë edhe Barcelonën”, përfundoi legjenda holandeze.
Së bashku me De Ligt, shoku i tij i ekipit të Ajaxit, djali i Kluivertit, Justin Kluivert, gjithashtu po shikohet nga drejtuesit e Barcelonës.
Ndryshe, Barcelona dhe Ajaxi gjithmonë kanë pasur raporte të mira mes vete, por në vitet e fundit pak ka pasur transferime të ndërsjella. /Telegrafi/