Në Klinikën e Dermatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tash e disa vite mungojnë Patch Testet, funksioni i të cilëve është identifikimi i alergjenit të veçantë që shkakton reaksione alergjike.
Nga kjo klinikë thonë se brenda këtij viti, mbi 300 pacientë kanë pasur nevojë ta bëjnë këtë test. Ndërsa, nga SHSKUK-ja theksojnë se ky lloj testi nuk bën pjesë në Listën Esenciale dhe se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për furnizim.
Në një intervistë për KosovaPress, dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë, Fatime Kokollari tregoi se Patch Testet vendosen në shpinë ose në krahë, në formë fllasteri, të cilat kanë përmbajtje të një alergjeni të caktuar.
Ajo theksoi se seti i një Patch Testi, është i përbërë prej 28 alergjenëve, i cili bëhet me qëllim të diferencimit të dermatitit në kontaktin irritativ prej atij të kontaktit alergjik.
“Patch testet janë disa teste që vendosen në shpinë, munden edhe në krahë dhe vendosen në formë fllasteri, ku në to ka përmbajtje të një alergjeni të caktuar. Seti është i përbërë diku prej 28 alergjenëve. Testi bëhet me qëllim të diferencohet dermatiti në kontaktin irritativ prej dermatitit të kontaktit alergjik. Bëhet sepse manifestimi edhe mjekimi e prognoza janë të ndryshme.
Nëse kemi të bëjmë me dermatitit alergjik, fillimisht duhet të eliminohet kontakti me substancën që e shkakton…Dermatitet e kontaktit janë reagim i lëkurës ndaj kontaktit me materiale, substanca, e produkte të ndryshme.
Kontaktet duhet të jenë të shpeshta dhe kohë gjatë…Janë të caktuara veprimtaritë që më së shumti japin reagim të lëkurës, veprimtari të tilla janë ndërtimtaria, hoteleria, shëndetësia, personat që punojnë me metale, çimento, parukeria, këto materiale nëse është kontakti i shpeshtë dhe i gjatë e irritojnë lëkurën”, tha Kokollari.
Ekspertja e lëkurës, Fatime Kokollari theksoi se ka mbi 4 vite prej kur ky lloj testi nuk bëhet në Klinikën e Dermatologjisë, derisa shtoi se gjatë këtij viti mbi 300 pacientëve u është rekomanduar t’i nënshtrohen Patch Testit.
Kokollari theksoi se nëse vërtetohet me Patch Test që dermatiti është i kontaktit alergjik, duhet ndërruar vendi i punës i personit.
“Nëse vërtetohet me Patch Test që dermatiti është i kontaktit alergjik duhet ndërruar vendi i punës i personit sepse nuk pritet që sëmundja të rregullohet, automatikisht i bie të ndërrohet vendi i punës. Në shtete të ndryshme, e kanë të rregulluar me ligj që para se të pranohet në një vend punës të bëhet Patch Testi në mënyrë që pas një viti mos t’i bie që punëdhënësi me largu punëtorin nga puna…
Jo nuk bëhet në Dermatologji, ka vite që nuk bëhet…
Më shumë se katër vite…Është i nevojshëm, gjithçka që shkenca e ka vërtetuar është i nevojshëm…Neve i kemi nxjerr disa statistika vjeçare diku mbi 300 raste për këtë vit, që kanë pasur nevojë për një diferencim në mes të dermatitit të kontaktit irritativ nga ai alergjik”, theksoi Kokollari.
Ndërkaq, përmes emailit Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thonë se produkti në fjalë nuk bën pjesë në Listën Esenciale, derisa theksojnë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga Klinika e Dermatologjisë për furnizim.
Por, nga menaxhmenti i kësaj klinike thonë se tash e disa vite kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për sigurimin e këtyre testeve.
Po ashtu, për KosovaPress një vajzë e cila ka dashur të mbetet anonim, ka treguar se për shkak të problemeve me lëkurë, është detyruar që ta bëj Patch Testin, në një klinikë private, derisa shtoi se çmimi që pagoi ishte rreth 50 euro. Ajo tha se për të si studente, kjo shifër nuk ka qenë edhe aq e vogël.
“Po, para një muaji kam pasur problem me lëkurën, më është acaruar edhe më dalshin do sikur puçrra të vogla nëpër trup, kam shkuar në Dermatologji në QKUK, mjekja më ka thënë duhet ta bësh një test për alergji, Patch Test, apo se di si i thoshin, nuk ka pasur aty me bërë veç më është dashur në privat të shkojë, ka kushtuar diku gati 50 euro, për mua si studente ishte pak shifër e madhe por më është dashur ta bëjë”, tha ajo.
KosovaPress ka kontaktuar me disa klinika private për të pyetur se sa kushton bërja e një testi të tillë, dhe të njëjtat janë përgjigjur se çmimi varion nga 30 deri në 50 euro.
“A e bëni Patch Testin, për alergji. Po, po… Sa kushton?…Atëherë është Patch Test me 30 faktorë, edhe me Patch Testi tjetër, ky me 30 faktorë, është me 30 euro, tjetri është me më shumë faktorë 50 euro”, thonë në një nga klinikat private.
Po ashtu, edhe një klinikë tjetër potencon se bërja e Patch Testit, pacientit i kushton 30 euro.
“A e bëni Patch Testin që është për alergji të lëkurës? Po bëhet, 30 euro është çmimi”, thonë nga klinika.
Patch Test u zbulua në vitin 1895 nga profesori i Dermatologjisë në Universitetin e Wroclaw.
Më pas, profesori në Universitetet e Bazelit dhe Cyrihut, Bruno Bloch vazhdoi dhe zgjeroi punën klinike dhe eksperimentale të Jadassohn.
Sot, testet Patch ose testet epikutane janë një metodë e standardizuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe kërkojnë ekspertizë specifike në leximin e rezultateve. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës