Robin Gosens para pak ditësh ka kompletuar transferimin te Interi në formë huazimi nga Atalanta.
Lojtari nënshkroi kontratën me Nerazzurët, derisa tani është zbuluar edhe klauzola që ka në marrëveshje.
Sipas asaj që raporton Get Football Neës Germany, Gosens ka një klauzolë të çuditshme me kampionin e Serie A-së.
Mësohet se marrëveshja fillestare është për 18 muajt e ardhshëm dhe jo vetëm gjashtë muaj – me obligim për ta blerë për rreth 25 milionë euro dhe bonuset.
Kjo klauzole aktivizohet më pas edhe në momentin kur Interi shënon golin e parë në edicionin 2022/23.
Kur lëvizja të bëhet permanente, Gosens do të nënshkruajë kontratën e re me Interin që e mbanë atë deri në vitin 2026 në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/