Dokumentari titullohet “Mbretërit e Kallstadt” dhe eksploron rrënjët modeste të famës së familjes Trump duke ia lënë konkluzionet vetë shikuesve.

Kallstadt krenohet për verën dhe kuzhinën e tij lokale, por lidhja e tij me një prej kandidatëve më polarizues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një emocion i përzier për banorët.


Disa familjarë të largët vazhdojnë të jetojnë në qytezën ku gjyshi i Donald Trump ka lindur dhe shpresojnë se biri i famshëm ndonjë ditë do të ndalet në Kallstadt.

Gjyshi i Trump, Frederiku, u largua nga Kallstadt në vitin 1885 dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Nga Nju Jorku ai iu drejtua më pas Kanadasë Veriperëndimore. /TCH/