Pas suksesit të arritur në spektaklin amerikan ‘American Idol’, këngëtarja shqiptare ka filluar punën rreth projekteve të reja.

Linda Halimi ka bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re, e cila do të publikohet gjatë muajve të ardhshëm.


“At War with L.O.V.E - Front Line”, pritet të titullohet kënga më e re e Lindës, për të cilën po punon me producent amerikan, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja, sipas mesazhit që ka publikuar përbri videos së publikuar në llogarinë personale në Instagram, ka pohuar se tematika e këngës ka të bëjë për dashurinë.

“Kjo është për të gjithë njerëzit që të dashuruar, por lidhja e tyre është shumë e komplikuar”, shkruan ndër të tjerash në Instagram, Linda. /Telegrafi/