LAJMI I FUNDIT:

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur 50-vjeçari në Sarandë

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur 50-vjeçari në Sarandë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e së hënës në bregdetin e “Gjirit të Hartës” në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetë-mbytur.

Një ditë më parë, bashkëshortja e viktimës kishte bërë kallëzim në polici pasi kishte humbur kontaktet me 50 vjeçari.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.