Në një ngjarje të pazakontë në Aeroportin e Shangait, një grua kineze u detyrua të heqë grimin pasi skaneri i njohjes së fytyrës nuk arriti të konfirmojë identitetin e saj.

Ngjarja u bë virale në rrjetet sociale kineze, duke nxitur diskutime të shumta dhe komente humoristike.


Në videon e shpërndarë, gruaja shihet duke përdorur peceta të lagura për të pastruar fytyrën e saj, ndërsa një zyrtare e aeroportit i thotë "fshije gjithçka derisa të dukesh si në foton e pasaportës. Pse e ke bërë grimën ashtu? Po kërkon telashe".

Sipas informacionit në videon, incidenti ndodhi në shtator të vitit të kaluar, por vetëm së fundmi ka tërhequr vëmendjen në internet. Nuk dihet nëse gruaja arriti të kalojë kontrollin pas heqjes së grimit.

Ky rast ka ngjallur diskutime mbi efektivitetin e teknologjisë së njohjes së fytyrës dhe ndikimin e grimit në funksionimin e saj.

Disa komentues sugjeruan se pajisjet duhet të përmirësohen për të përballuar ndryshimet kozmetike, ndërsa të tjerë shprehën keqardhje për situatën e sikletshme të gruas.

Ky incident nënvizon sfidat që paraqet përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës në mjedise publike, veçanërisht kur përballen me ndryshime të pamjes si grimi i rëndë. /Telegrafi/