Kinezët po i shesin thonjtë për mjekësi tradicionale - përdoren për shërim të fëmijëve

Nëse keni ruajtur copa nga prerjet e thonjve dhe ju nevojiten pak para, duhet ta konsideroni që t’i shisni si përbërës të mjekësisë tradicionale në Kinë.
Normalisht, prerjet e thonjve hidhen si mbeturina të neveritshme, por sipas mjekësisë tradicionale kineze, ato janë përbërës të vlefshëm në përbërje që përdoren për trajtime të ndryshme, si fryrje të bark tek fëmijët.
Kompani që prodhojnë ilaçe tradicionale kineze thuhet që blejnë prerjet e thonjve nga shkolla dhe fshatra, të cilat më pas i pastrojnë me kujdes, i thanë dhe i bluajnë në pluhur të hollë, që pastaj përzihet me produkte të ndryshme mjekësore.
Duke qenë se një person i rritur rrit rreth 100 gram thonj në vit mesatarisht, mbledhja e një sasie të madhe për të përmbushur kërkesën është një punë e vështirë, dhe çmimi i prerjeve është relativisht i lartë.
Një media kineze, Kankan News, raportoi se një grua nga Hebei po shiste prerjet e thonjve të saj online për 150 juanë (rreth 18 euro) për kilogram. Ajo i kishte mbledhur ato që nga fëmijëria dhe kishte vendosur të fitonte pak para nga ato.
Përdorimi i prerjeve të thonjve njerëzorë në mjekësinë kineze ishte zvogëluar që nga vitet ’60, kur popullariteti i lyerjes së thonjve filloi të “ndotë” “mallin”.
Me kalimin e kohës, u zbuluan përbërës të tjerë që japin efekte të ngjashme, por prerjet e thonjve nuk u panë kurrë plotësisht të papërdorshme. Sipas raporteve, ato po rikthehen.
Dhe përpara se të mendoni gjë tjetër - jo, nuk mund të shisni thonjtë e këmbëve. Përpunuesit e thonjve bëjnë të qartë se kontrollojnë stokun shumë mirë dhe thonjtë e këmbëve nuk pranohen. /Telegrafi/

















































