LAJMI I FUNDIT:

Kina, e para në botë për telefona të mençur mobil

Kina, e para në botë për telefona të mençur mobil

Sipas një raporti të fundit nga Strategy Analytics, Kina tani është shndërruar në tregun më të madh botëror të telefonave të mençur mobil, duke e tejkaluar kështu edhe SHBA’në, e cila ka dërguar më shumë se 23.9 milionë telefona të mençur në tregun kinez, vetëm për tremujorin e fundit.

Ky numër krahasohet me 23.3 milionë telefona të mençur të cilët janë shpërndarë në tregun amerikan për tremujorin e njëjtë të vitit, dhe jo befasisht, Nokia është lider i tregut në Kinë me 28 për qind pjesëmarrje.

Linda Sui nga Strategy Analytics, ka thënë “Shitjet e telefonave të mençur mobil në Kinë janë rritur me 58 për qind, për të arritur një rekord prej 23.9 milionë njësive në këtë vend për tremujorin e tretë të vitit”.

Mirëpo, kjo përqindje ka rënë për 7 për qind në SHBA, ku sasia e telefonave të mençur që janë shitur për këtë periudhë kohore ka rënë në 23.3 milionë.


Me këtë, Kina është bërë tregu numër një sa i përket telefonave të mençur mobil, për nga sasia e tyre dhe përdorimi. / Telegrafi /