Bayern Munich ka konfirmuar se Joshua Kimmich dhe Thomas Muller kanë dalë pozitivë në testimet për koronavirus.
Dyshja e Bavarezëve do të mungojnë për së paku dhjetë ditë dhe më pas do të bëhen testime të reja tek ta.
“Joshua Kimmich dhe Thomas Müller rezultuan pozitivë për virusin korona të shtunën”.
“Të dy lojtarët janë pa simptoma dhe janë mirë. Kimmich dhe Müller janë në izolim familjar”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
Dyshja do të mungojnë në ndeshjen e Bayernit me Plzenin në Ligën e Kampionëve, dhe padyshim se janë mungesa të mëdha. /Telegrafi/
Kimmich und Müller positiv auf Coronavirus getestet.
— FC Bayern München (@FCBayern) October 1, 2022