Kim Kardashian si Cleopatra (Foto)

Prej kohësh ajo e ka krahasuar veten me idhullin e saj, Elizabeth Taylor ndaj këtë herë ka vendosur të “kanalizohet” me aktoren legjendare, duke marrë frymëzim nga portretizimi i Cleopatrës.
Mbretëresha e televizioneve, Kim, është transformuar në mbretëreshën e Egjiptit, vetëm për të xhiruar një set të ri fotografik.
Kardashian do të jetë pjesë e kopertinës për revistën Viloet Grey, që do të mbajë titullin “No ordinary woman”. Fytyra e Kim shfaqet me make – up të ngarkuar, duke sjell një version 3D të portretit të Cleopatrës.
“Dua të krijoj një portret duke përdorur elemente apo zbukurime të fytyrës të cilat të krijojnë ide për kulturën egjiptiane dhe natyrisht mos të dal jashtë karakterit të pasur ekzotik të Taylor”, ka përfunduar 34 – vjeçarja, Kardashian.
/Klan/Telegrafi/































































