Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito është padyshim një prej personazheve më të komentuara të momentit.
Krahas të tjera angazhimeve, 27-vjeçarja është aktive edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.
Edhe së fundmi, Kiara është shfaqur elegante në një paraqitje që bëri në disa postime në InstaStory.
Prezantuesja ka pozuar në kostum elegant me ngjyrë rozë teksa shihet edhe me makijazh më të theksuar dhe flokë me volum.
Në mbishkrim, Kiara zbuloi se është duke realizuar një fotosesion të ri që natyrisht pritet që ta ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.
Ndërkohë, kujtojmë që Kiara mori vëmendje të madhe edhe me romancën që krijoi brenda shtëpisë së famshme me fituesin e BBVA, Luiz Ejlli.
Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni që u zhvillua gjatë finales së BBVA. /Telegrafi/