Këto të dhëna janë mbledhur nga indeksi i pasaportave, duke u bazuar se në sa vende bartësit e pasaportave të vendit në fjalë janë të lejuar të vizitojnë apo udhëtojnë në vende të ndryshme pa viza.

Sipas analizave të publikuara, del se vendin e parë e zënë Mbretëria e Bashkuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj vjen Gjermania, Koreja e Jugut dhe Franca duke u dhënë qasje banorëve në 145 vende, ndërsa Italia, Suedia, Singapori, Japonia dhe Danimarka radhiten në vendin e tretë me pasaportat më të fuqishme, pasi secili nga ky vend u jep mundësinë banorëve të vizitojnë deri në 143 shtete pa viza. /Klan Kosova/

pasapo