Dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë këtë javë edhe pse ishte paralajmëruar se ai duhet të vazhdojë të enjten më 7 qershor.
Kështu kanë deklaruar përfaqësues të Bashkimit Evropian në Bruksel, sipas të cilëve, këtë javë nuk ka vazhdim të bisedimeve. Megjithatë, këto dy javë pritet që fillimisht të zhvillohej një rund teknik për t`u pasuar me një takim në nivel presidentësh para javës së fundit të qershorit.
Nga burime mirë të informuara në kryeqendrën evropiane, RTK merr vesh se pas ftesës së marrë për të ardhur në takimin e radhës të paraparë më 7 dhe qershor në Bruksel, shefi i delegacionit kosovar Avni Arifi ka dërguar letër tek kabineti ndërmjetëses Federica Mogherini me anë të së cilës konfirmon refuzimin e vazhdimit të dialogut pa implementimin e plotë të marrëveshjeve tashmë të arritura nga ana e Serbisë.
Në kabinetin e ndërmjetëses së dialogut nuk komentohet përmbajtja e letrës së dërguar nga kryeqendra kosovare, ndonëse konfirmohet se kanë pranuar një letër të nënshkruar nga kryenegociatori, Avni Arifi.
Sido që jetë zyrtarët e BE-së pranojnë se këtë javë nuk do ketë dialog.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët, ndërsa diskutimet në Bruksel do mbahen sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar shkurt, zëdhënësi i BE-së, Carlos Martin Ruiz de Gordejuela.
Ndryshe, pritej që këto dy javë të jenë në shenjë të dialogut ku fillimisht do zhvillohej një raund teknik për tu pasuar me një takim në nivel presidentësh para javës së fundit të qershorit.
Javën e kaluar, përfaqësuesit e kabinetit Mogherini kanë raportuar tek shtete anëtare për mbarëvajtjen e dialogut, ndërsa merret vesh nga burimet brenda takimit se vendet e Bashkimit Evropian kanë nisë të dyshojnë në mënyrën se si po menaxhohet ky proces.
“Dialogu tani do duhej të hyn në fazën kritike, ndërsa shtete anëtare nuk janë të involvuara. Gjithçka po mbahet sekret nga ana e ndërmjetëses Federica Mogherini, andaj edhe kemi rezervat tona për shkak të mos transparencës”, u shpreh një burim nga BE-ja.
Ky bashkëbisedues ka bërë të ditur se raportimet nga kabineti Mogehrini zakonisht janë sipërfaqësore dhe tejet pozitive me konfirmimin e vazhdueshëm se të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese e cila do çojë deri tek normalizimi gjithpërshirës i raporteve në mes të Kosovë dhe Serbisë.
Mirëpo, disa shtete anëtare dyshojnë në kualitetin e kësaj marrëveshjeje gjithnjë duke pas parasysh se po ndiqet kalendari e jo substance, duke pas parasysh se marrëveshja historike Kosovë-Serbi do mbetet trashëgimia politike e Mogherinit, mandati i të së cilës përfundon në pranverën e vitit që vjen – e që koincidon pikërisht me paralajmërimet se kur do duhej të arrihet marrëveshja në mes të dy presidentëve.
Andaj, siç merret vesh, po punohet drejt formulimit të kërkesës zyrtare të Bashkimit Evropian, që shtete anëtare të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut.
Një nga format që po shqyrtohen janë konkluzat e takimit të qershorit kur shefet e shteteve dhe qeverive të BE-së do diskutojnë Ballkanin Perëndimor, andaj edhe nuk përjashtohet mundësia që në konkluzat përfundimtare të nënvizohet domosdoshëmria e përfshirjes edhe të shteteve anëtare në përgatitjen e marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë. Nëse miratohen konkluzat në këtë mënyrë atëherë ato janë obliguese edhe për kabinetin e ndërjetëses Mogherini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët