Në aksidentin e sotëm në rrugën magjistrale Deçan- Pejë, në mes të fshatit Dranoc dhe Prejlep, bëhet e ditur se kanë humbur jetën dy persona të familjes Bozhdaraj nga fshati Carrabreg i Epërm i Deçanit.

Sipas burimeve të Telegrafit, viktimat e aksidentit janë dy të rinj nga familja Bozhdaraj nga fshati Carrabreg i Epërm, të moshës, 30 dhe 17 vjeçare. Bëhet fjalë për dy djemtë e axhës, Egzon dhe Ardit Bozhdaraj.


egzoni e arditi

Edhe Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, ka treguar për Express se në aksidentin e ndodhur kanë humbur jetën dy persona, që sipas tij dyshohet të jenë të një fshati të komunës së Deçanit.

"Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Në këtë aksident kanë vdekur dy persona. Vdekja e tyre është konfirmuar në vendin e ngjarjes. Mosha e tyre nuk dihet ende, derisa mund të thuhet se dy të vdekurit janë të një fshati të komunës së Deçanit", ka treguar Ibraj.

---------------------------------------------------------------------

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Deçan- Pejë, në mes fshatin Dranoc dhe Prejlep, ku ka edhe të vdekur.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur të vdekur dy persona, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht. 

aksidenti decan

Edhe Policia e Kosovës në Deçan ka konfirmuar për Indeksonline se aksidenti i ndodhur në mes të fshatit Dranoc dhe Prejlep , ka rezultuar me fatalitet duke mos dhënë detaje tjera.

foto aksidenti1

foto aksidenti2