Aritz Aduriz ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Ligën e Evropës.
Liga e Evropës viteve të fundit na ka sjellë një nivel të lartë të ndeshjeve, duke na bërë me dijë që nuk është edhe lart nivelit të Ligës së Kampionëve.
Ishte skuadra e Sevillas ajo që fitoi në fund trofeun e kësaj lige duke mposhtur në finale skuadrën angleze, Liverpool.
Megjithatë, golashënuesi më i mirë i kësaj gare ishte sulmuesi spanjoll i Athletic Bilbaos, Aritz Aduriz, i cili përfundoi i pari me 10 gola të shënuara.
Pas tij u renditen, Cedric Bakambu i Villarrealit me nëntë gola, Pierre-Emerick Aubameyang i Dortmund me 8 gola, po aq sa pati edhe ish-sulmuesi i Sevillas, Kevin Gameiro. /Telegrafi/
Top golashënuesit e sezonit të fundit në Ligën e Evropës:
Aritz Aduriz – 10 gola
Cedric Bakambu – 9 gola
Pierre-Emerick Aubameyang – 8 gola
Kevin Gameiro – 8 gola