LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn

Tahiri i PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherësh këshilltari politik i Presidentit të Kosovës e ka quajtur kriminel deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e akuzon Molliqajn, për organizim të sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës me zollë, vënie të mombës në RTK  dhe për raste të tjera.

“…. shembulli më eklatant është ai i kriminelit ordiner, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes, i cili përkundër gjithë atyre krimeve që akuzohet se i ka bërë, së paku nga viti 2014 e deri më sot, ende sillet i lirë”, ka shkruar Tahiri.


Postimi i plotë i Tahirit:

“Mendoj se vitet 2014-2017 kanë qenë vite të rënda për Kosovën. Në këtë periudhë, kemi qenë dëshmitarë të një dhune të madhe të ushtruar nga opozita ndaj institucioneve. Kemi parë paaftësinë e institucioneve për të çuar përpara procese të rëndësishme, degradim të mëtutjeshëm të sistemit arsimor dhe shëndetësor, dhe në fund fare degradim dhe dalldisje totale të sistemit të drejtësisë.

Për këtë të fundit, shembulli më eklatant është ai i kriminelit ordiner, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes, i cili përkundër gjithë atyre krimeve që akuzohet se i ka bërë, së paku nga viti 2014 e deri më sot, ende sillet i lirë. Ja disa prej krimeve për të cilat botërisht akuzohet ai:

1. Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, akt ky terrorist dhe dhunim i sovranitetit të shtetit.

2. Dardan Molliqaj është përgjegjës për vënien e bombës në RTK.

3. Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e atentatit ndaj familjes së Drejtorit të RTK-së.

4. Dardan Molliqaj është përgjegjës për korrupsionin dhe shitjen e lejeve të ndërtimit nga Komuna e Prishtinës.

5. Dardan Molliqaj e di se në çfarë gjendje të rëndë është A.M. prej haraçit që ia ka vënë ai, mes tjerash, duke e detyruar që t’i paguajë edhe punëtorët e tij për të dalë në protestat e Vetëvendosjes.

Këto janë disa nga të bëmat e Dardan Molliqajt, nga shumë që fliten e përfliten, që dihen e nuk dihen. Mirëpo, edhe ai do ta ketë një fillim të ri. Krimeve të tij do t’u vijë fundi. Të bëmat e tij, vetëm për këto tri vjet, në një vend me sistem funksional të drejtësisë, do t’ia mundësonin atij që një pjesë të mirë të jetës ta kalojë në burg” (sic), ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori