Këshilli kundër Etheve Hemorragjike vlerësoi se masat që janë duke u ndërmarrë për EHCC kanë ndikuar që deri tash, përkundër një numri të konsideruar të thumbimeve të rriqrave, të ketë vetëm tre raste pozitive të kësaj sëmundjeje, prej të cilave dy raste e kanë kaluar sëmundjen pa probleme, derisa rasti i tretë është në përmirësim e sipër dhe nën përkujdesjen mjekësore të stafit të Klinikës Infektive të QKUK-së.
Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.
Në këtë takim është raportuar për situatën epidemiologjike në vend, sa i përket EHCC dhe masave që janë duke u zbatuar në komunat më të ekspozuara nga rastet e thumbimit të rriqrave.
Deri tash, janë regjistruar 1639 thumbime, shumica në komunën e Malishevës, në laboratorët e IKSHP-së janë testuar 47 rasteve të dyshuara, prej të cilave vetëm tri kanë rezultuar pozitive.
Në Këshill u tha se në bashkëpunim midis IKSHP-së dhe Komunës së Malishevës, të gjitha zonat e kësaj komune dhe të gjitha shkollat janë mbuluar me aktivitete edukative dhe vetëdijesimi, për mbrojtje nga sëmundja.
Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë dezinfektimin e fshatrave më karakteristike për EHCC, ndërkohë që po vazhdon dezinfektimi edhe nga kompania e kontraktuar midis Komunës së Malishevës dhe kompanisë së kontraktuar prej tyre për këtë qëllim.
Përveç dezinsketimit të hapësirave të hapura, ku në proces të dezinfektimit janë edhe disa fshatra të kësaj komune dhe oborreve, dezinfektimi dhe dezinfektimi do të vazhdojë edhe nëpër stalla, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të infeksionit.
Megjithëse, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeje gjatë këtij viti me EHCC, Këshilli Ndërministror ka kërkuar që aktivitetet të intensifikohen edhe më tej në terren, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje që t’i zbatojnë masat e kujdesit, duke bashkëpunuar me autoritetet lokale dhe qendrore dhe duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut përmes pastrimit të oborreve, kujdesit gjatë punës në fusha e ara dhe lajmërimit te mjeku në rastet e para që thumbohen nga rriqrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze