LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ministrave i BE-së diskuton për Kosovën

Këshilli i Ministrave i BE-së diskuton për Kosovën

Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian, në takimin e nesërm të Këshillit të Ministrave në Bruksel, do të miratojnë konkluzionet për Kosovën, në të cilat do të angazhohen për "marrëveshje kompromisi" dhe qasje "më fleksibile" të negociatorëve të Prishtinës e Beogradit.

Sipas burimeve diplomatike, të cilat i citon Tanjug, ministrat do të mbështesin përpjekjet e Treshes dhe të deleguarit të tyre në mesin e ndërmjetësuesve, Wolfgang Ischinger, i cili, paraprakisht do të informojë Këshillin mbi planet e mëtutjeshme të ndërmjetësuesve pak para raundit të pestë të bisedimeve të drejtpërdrejta në mes të Prishtinës e Beogradit, që mbahet një ditë më pas, në Bruksel.

Këshilli i Ministrave gjithashtu do të kërkojë përshpejtimin e procesit negociator duke marrë parasysh afrimin e afatit përfundimtar, 10 dhjetorin, për dorëzimin e raportit të Treshes tek sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori