LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet urina më kutërbuese

Kërkohet urina më kutërbuese

Kush e ka urinën me erën më të keqe në Britani të Madhe? Nëse ju intereson përgjigja në këtë pyetje atëherë do ta mësojmë së shpejti falë parkut të argëtimit “Thorpe” që e organizon këtë garë bizare.

Vizitorët e parkut argëtues Thorpe për të marrë pjesë në këtë garë duhet ë futen në një kabinë të veçantë dhe të dhurojnë mostrat e urinës në një shishe të vogël plastike. Një komision i veçantë do të vendosë se urina e kujt mban erën më të keqe, ndërsa fituesi do të shpërblehet me 500 funte. Era e fituesit do t’i shtohet erës së flokëve të djegura, mishit të kalbur dhe “atraksioneve” tjera të reja të cilat planifikohen në park.

E tërë kjo në të vërtetë është pjesë e planit për një pjesë të re të parkut që përpiqet të sjellë ndjesitë e frikës tek vizitorët nga seria e filmave “Saw”.