LAJMI I FUNDIT:

Këpucët elegante dhe kallot e padëshiruara

Këpucët elegante dhe kallot e padëshiruara

Është e pabesueshme se sa janë të gatshme femrat të durojnë dhembje në këmbë për shkak të këpucëve të bukura. Studimet amerikane të Consumer Reports National Centar, kanë bërë anketë me 1057 gra dhe kanë sjell rezultate interesante.

Është vërtetuar se amerikania mesatare posedon 19 palë këpucë, porse rëndom i përdorë vetëm katër palë. Pesëmbëdhjetë për qind të të anketuarave posedon pasuri të vërtetë prej 30 palë këpucëve në dollap.


Ka gra të gatshme të durojnë kallot vetëm që të ‘fusin këmbën’ në taka elegante. Madje 43 për qind e grave ka pranuar se çdo palë këpucë bile pak i shtrëngon, ndërsa 8 për qind syresh kanë pranuar se kanë dëmtime serioze, siç është pëlkimi i nyjave të këmbës ose të thyerjes së ashtit.

Elegancë që paguhet shtrenjtë. /Telegrafi/