LAJMI I FUNDIT:

Keni kolesterolin e lartë, kthehuni kah deti

Keni kolesterolin e lartë, kthehuni kah deti

Rezultatet ju thonë se keni kolesterolin e lartë, dhe e dini se ndër gjërat më të rëndësishme për të ulur nivelin e tij është edhe kujdesi në ushqim, krahas barnave që ju ka përshkruar mjeku.

Një ushqim i shëndetshëm për zemrën tuaj duhet të ketë peshk në menynë e vet, së paku dy herë në javë. A thua pse?

Peshku ka pak acide të ngopura yndyrore dhe ka më shumë acide të pangopura yndyrore, të njohura si Omega-3. Këto acide ndihmojnë uljen e triglicerideve në gjak, një lloj i yndyrave të pranishme në gjak.

Ato po ashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke zvogëluar edhe shtimin e krijimit të pllakëzave që bllokojnë enët e gjakut. Andaj përdorni peshq të dhjamosur, si salmon, ton, troftë dhe sardele. Por kujdes, mos i hidhni filetat në tigan të mbushur me vaj.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori