LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari i verbër turk thyen rekordin e vozitjes me Ferrari

Këngëtari i verbër turk thyen rekordin e vozitjes me Ferrari

Pop këngëtari turk Metin Senturk u bë njeriu i verbër më i shpejtë në botë, i cili pa përcjellje theu rekordin të premten në vozitje dhe deklaroi se për të ishte sikur të kishte vallëzuar me vdekjen.

Senturk dridhej derisa dilte nga Ferrari F430 AT në aeroportin e qytetit turk Urfa në lindje të Turqisë. Ai mësoi nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness se shpejtësia e tij mesatare ishte 292.89 km/h duke thyer kështu rekordin e mëhershëm prej 284 km/h, i cili mbahej nga një menaxher i verbër banke nga Britania.

“Nuk mendoj se ka fjalë për ta përshkruar këtë ndjenjë, jam vërtetë i lumtur. Ishte vërtetë vështirë, ishte si të vallëzoje me vdekjen”, tha Senturk, i cili është verbuar që në moshën tre vjeçare.

Në ndjekje të Senturkut me një makinë tjetër ishte ish- shoferi i garave rally Volkan Isik, i cili e udhëhoqi njeriun e verbër nëpërmjet radios. /Telegrafi/