Këngët shqiptare që depërtuan nëpër botë (Video)

Këngëtarët shqiptarë kanë arritur që të krijojnë hite të cilat, edhe pse në gjuhën shqipe, kanë arritur të depërtojnë gjithandej nëpër botë.
Kjo gjë mund të vërehet në shumë videoklipe të këngëve në YouTube, ku ka komente të shumta të të huajve në lidhje me këngët. Koha.Net ka përmbledhur disa këngë shqipe që kanë arritur të depërtojnë aq larg, të cilat janë listuar më poshtë.
Mc Kresha – Luv Luv
Kjo këngë ka arritur që të depërtojë në disa vende të huaja, kryesisht Gjermani. Nëse i shikoni komentet në video, do të vëreni një numër të madh të komenteve në gjuhën gjermane.
“Kurrë më parë nuk kam dëgjuar rep shqiptar, por kjo këngë qenka e mrekullueshme”, shkruan një nga komentet.
Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi – Te ka lali shpirt
Kënga më e klikuar shqiptare në Youtube.
Momentalisht numëron mbi 77 milionë klikime, kurse ka komente nga shumë vende të botës, kryesisht nga Turqia. Adrian Gaxha ft
Floriani – Ngjyra e kuqe
Një tjetër këngë e suksesshme që ka marrë vëmendje ndërkombëtare.
Komente nga vendet arabe, Turqia por edhe Ballkani janë të shumta në këtë video.
Ermal Fejzullahu ft. Gena – Ajo
Me mbi 13 milionë klikime, është kënga tjetër shqipe që ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme tek të huajt.
“E dua muzikën shqiptare”, “Kënga më e mirë në shqip, përshëndetje nga Rumania”, janë vetëm disa nga komentet në këtë video.
Enca – A po t’pëlqen
Ka mjaftuar një këngë si “a po t’pëlqen” që Enca të arrijë famë gjithandej, jo vetëm në vendet shqipfolëse. Ajo ka tërhequr fansa të shumtë të huaj, kryesisht kurdë, por duke mos përjashtuar as dëgjues nga vende tjera që e kanë komentuar shumë videon. Është nga të paktat që këta fansa ka arritur t’i tërheqë edhe në profilet e saj në rrjetet sociale.
Ermal Fejzullahu, LumiB & Ledri Vula – Tavolina
Ndër këngët që është lansuar së fundmi dhe që ka arritur të tërheqë vëmendje të madhe tek të huajt.
Ka shumë komente nga vende të ndryshme, kurse video numëron mbi 7.6 milionë klikime, vetëm dy muaj pas lansimit.
Sinan Hoxha – Gili Gili
Kjo këngë nga Sinan Hoxha është parë gati 20 milionë herë në YouTube.
Shumica e komenteve janë nga Turqia.
Tuna ft. Cozman – Fenix
Kjo këngë i ka të ndaluara komentet (siç ndodh me shumicën e këngëve në kanalin e labelit Babastars), andaj nuk mund të dihet saktë nëse ka arritur të depërtojë edhe jashtë.
Por, marrë parasysh numrin e klikimeve, krahasuar me videot tjera, me shumë gjasë edhe kjo këngë ka arritur të dëgjohet në vendet tjera.
Kënga numëron më se 23 milionë klikime.






























































