Kur Serge Gainsbourg (i biri i emigrantëve hebrenj nga Ukraina, i lindur më 1928, një prej krijuesve më të mëdhenj në Francë) vdiq më 1991, presidenti i atëhershëm i Francës, François Mitterrand, mbajti zi për humbjen e “Bodlerit tonë, Apolinerit tonë”, njeriut që kishte e “ngritur këngën në nivelin e artit”. Në një karrierë që shtrihej pesë dekada, Gainsbourg kultivoi çdo gjë, që nga shansonet, mamboja, ye-ye e deri te roku, rege dhe muzika elektronike – përfshirë tekstet e thella, të mprehta, provokuese e të njëjtën kohë edhe të turpshme. Shpeshherë ai ka bërë lojë fjalësh që teksteve u jepnin dy apo tri kuptime tjera. Ndaj, kompozimet e tij edhe sot janë tërësisht origjinale dhe unike.
Edhe pse është shndërruar në kult që nga vitet ’90, fakti se pse nuk është më i vlerësuar në audiencën angleze është se nuk ka pasur asnjë njeri për të bërë atë çfarë bënë Mort Shuman dhe Scott Walker për Jacques Brelin duke adaptuar këngët e tij.
Projekti i ish-bashkëpunëtorit të këngëtarit të njohur Nick Cave, Mick Harvey, është për admirim dhe respekt, por këmbëngulja e tij për përkthime literale dhe aranzhmane të njëjta nuk ofron gjë tjetër pos imitime të dobëta që dëshmojnë edhe më shumë unikalitetin e origjinaleve.
Kjo këngë është censuruar në shumë shtete të botës.
Edhe në Francë ku këngët e tij janë interpretuar nga të tjerët, askush nuk ia doli t’i bëjë të veta këngët e Gainsbourgit. I vetmi person që iu ka afruar ishte Jane Birkin, muza dhe dashuria e Gainsbourgut, lidhja e veçantë e të cilëve i dha asaj besimin për të riinterpretuar këngët në mënyrë e saj origjinale – fillimisht me albumin e vitit 2002 të ndikuar nga folklori arab, “Arabesque”, dhe pastaj me “Le Symphonique” ku ka ndikim të muzikës klasike.
“Shpeshherë Serge përdorte muzikë klasike, nga Chopin apo Brahms, për njerëzit që donte. Ai donte të na jepte më të mirën, edhe pse ishte plotësisht i aftë të shkruante vet”, thotë ajo.

Dëshira e saj për të gjetur mënyra të reja për të interpretuar muzikën e tij buron nga mirënjohja.
“Ia kam borxh. Sikur të mund ta merrja rreth botës dhe t’i bëja njerëzit të kuptonin shkrimtarin e jashtëzakonshëm që ishte, atëherë pak nga ajo që më dha mua mund t’i kthehej”.
Megjithatë, ajo është e vetëdijshme se dëshira e saj për të sjell punën e tij tek audienca e re pengohet nga mungesa e të kuptuarit.
“Nëse nuk jetoni në Francë, nuk jam e sigurt se njerëzit e kuptojnë bukurinë e poezive të tij”.

Gainsbourg e dinte se versionet anglisht të këngëve të tij mund t’i sillnin famë më të mëdha dhe kjo mungesë e shqetësonte.
“Ai nuk e kuptonte se pse ata nuk e përdorën muzikën e tij dhe pse nuk bënin versione siç bënin me Aznavourin”.
Ndonëse e pranon se është vështirë për njerëzit që të jenë jobesnikë ndaj dikujt që është kaq origjinal, ajo gjithashtu është e ndërgjegjshme për vështirësitë në përkthimin e këngëve me kuptime të shumëfishta.

“E kam provuar te ‘Fuir le Bonheur’, një nga këngët më të thjeshta. Nuk është e lehtë.”
Sipas sugjerimit të vëllait të saj Andrew, ajo po mendon t’i afrohet një universiteti britanik për të bërë përkthime të dyfishta: “Një me rimë dhe një me kuptim”.
Jarvis Cocker (grupi Pulp), admirues i madh i Gainsbourgut, i njeh vështirësinë e përkthimit. Ai solli këngën “Sapo erdha të të them se po shkoj në Monsieur”. Ai është marrë vet me përkthimin, sepse një version që kishte pranuar “nuk ishte as anglisht”.
“Ishte: ‘Nëse unë jam këtu është t’ju them se duhet të largohem’. Ose diçka e tillë”, thotë ai. “Edhe me frëngjishten time të dobët kam menduar se duhet të them: ‘Sapo erdha për të të them se po shkoj’”.
E dashura e Gainsbourgut ishte edhe aktorja e njohur Brigitte Bardot, seks simboli i viteve ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar. Kënga “Bonnie and Clyde” është nga albumi “Initials B.B.” i vitit 1968.
Nëse Cocker do të bindet që të jetë Scott Walkeri i Gainsbourgut, jo vetëm që Mort Shumani i tij duhet të gjendet, por edhe një aranzhues bashkëkohor për t’i bërë tamam si duhet kompozimet e tij. Le të shpresojmë se do t bëhet, sepse siç thotë Birkin: “Serge do të ishte i lumtur që të këndohej në anglisht”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti
Rezistenca e shpirtit

Çfarë është raporti i artë në art?

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

“15 ditë prilli” të Anisa Markarianit

Keqinterpretimi i të drejtës zakonore: Kanuni nuk lejonte gjuajtjen me armë në ahengje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës