Erjon Beci - Një tjetër do mbetesh

Java e gjashtë e festivalit 'Kënga Magjike 2011' fillon me këngën 'Një tjetër do mbetesh' kënduar nga këngëtari Erjon Beci. Kënga është një kompozim nga Darko Dimitrov dhe vet këngëtari. Erjoni vjen për herë të tretë në këtë festival dhe kësaj here ai konkurron me një këngë të fuqishme të stilit rok.


Yana - Kush jam

Kënga e dytë konkurruese e edicionit të 13-të të festivalit 'Kënga Magjike' vjen nga një këngëtarja e re, Yana. Kënga konkurruese e Yanës është një kompozim nga Frederik Ndoçi me vargje te Olti Currit. 'Kush jam' është një këngë pop të cilën këngëtarja e interpreton shumë bukur.

Eranda Libohova & Aldo - Pa koment

Fituesja e edicionit të 2-të të festivalit 'Kënga Magjike', Eranda Libohova, këndon 'pa problem' në këtë edicion të këtij festivali. Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, kësaj here vjen në bashkëpunim më Aldon, i cili nuk ishte prezent në program. Sikur në edicionin e kaluar të festivalit, edhe këtë vit këngëtarja me një zë karakteristik, vjen në garë me një kompozim nga Adrian Hila.

Ester Hoxha - Mbete i asaj

Këngëtarja e re, Ester Hoxha, paraqitet për herë të dytë në festivalin 'Kënga Magjike'. Edhe kësaj here këngëtarja vjen me një këngë që posedon një vijë të bukur melodike. Këngëtarja e talentuar e sjell me shumë energji këngën e saj në festivalin ‘Kënga Magjike 2011’.

Cyber hand - Nuk trembem

Në festivalin ‘Kënga Magjike’ është traditë të debutojnë grupet e reja muzikore. Një prej grupeve të tilla, në këtë edicion është edhe grupi ‘Cyber hand’. Rok grupi ‘Cyber hand’ është i përbërë nga katër anëtarë të cilët konkurrojnë se bashku në festivalin ‘Kënga Magjike 2011’ me këngën e tyre ‘Nuk trembem’.

Besa Kokëdhima – Botën do ndryshoja

Java e gjashtë mbyllet me këngëtaren e jashtëzakonshme, Besa Kokëdhima. Besa rikthehet fuqishëm në këtë festival pas disa vitesh më një ‘këngë magjike’, të kompozuar nga Pirro Cako dhe me orkestrim nga Darko Dimitrov. Këngën ‘Botën do ndryshoja’ këngëtarja me një zë unik, ia dedikon të dashurit të saj, te cilin ajo e sheh si frymëzim në jetën e saj./Telegrafi/