Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror David Guetta.
Kënga e cila vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Da da Blue” të Eiffel 65, është pëlqyer menjëherë nga fansat, duke u ngjitur lart në top listat ndërkombëtare.
Aktualisht kjo këngë është kënga e tretë më e dëgjuar në botë, në shërbimin e këngëve iTunes.
Lajmi është bërë i ditur nga një faqe e fansave të këngëtares në InstaStory – njoftim të cilin edhe Bebe Rexha nuk hezitoi ta rishpërndajë për 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
“’I’m good (Blue)’ e Bebe Rexhës dhe David Guettas zyrtarisht ka debutuar në vendin e tretë në top listën mbarëbotërore të iTunes. Debutimi i saj më i lartë deri më sot”, thuhet në njoftim.
Përndryshe në më pak se 24 orë nga publiku, bashkëpunimi në fjalë ka tejkaluar shifrën e 2.4 milionë klikimeve në Spotify – gjë për të cilën RFexha pati gjithashtu një falënderim publik.
“Në më pak se 24 orë, faleminderit – jua dua”, shkroi artistja me origjinë shqiptare në InstaStory.
Ky është ndër bashkëpunimet e shumta të Bebe Rexhës me DJ-in e famshëm botëror, pasi dyshja më parë kanë bashkëpunuar edhe në hitet “Family”, “Say My Name” dhe “Hey Mama”. /Telegrafi/