Pishinat montuese nuk janë edhe aq të rehatshme për shfrytëzim... më shumë do të kënaqeni nëse ndërtoni podiumin rreth pishinës në formë të kësaj të cilën e ka shpikur braziliani i shkathët Hoze Adimilson

Nëse pishina montuese është pikërisht sipas masës së buxhetit tuaj shtëpiak, mirëpo nuk ju duket edhe aq komode për shfrytëzim, me siguri do t’ju pëlqejë ky projekt.


Për të siguruar qasje të thjeshtë në ujë, mund të ndërtoni platformë të rehatshme nga druri e cila pjesërisht do ta mbrojë pishinën anash.

Natyrisht, edhe ky është një investim më shumë, mirëpo të gjitha së bashku do të kushtojnë shumë më pak se pishina e ndërtuar në tokë, ndërkaq përshtypja do të jetë shumë e ngjashme, transmeton Telegrafi.

12645089 749561588513141 2711542722659340060 n

Më parë ka blerë pishinën montuese dhe ka gjetur për të vendin në oborr.

12661919 749561608513139 8930046001997418425 n

Shikoni si duket baza të cilën e ka ndërtuar braziliani Hoze Adimilson Franco.

Në fund kornizat masive i ka mbështjellë me dërrasa, i ka përpunuar dhe mbrojtur. Është interesante, apo jo?

12644770 749561621846471 4044262254044621809 n

Në fund, ka ndërtuar shkallët, në mënyrë që ta bëjë më të lehtë qasjen në ujë.

12654463 749561645179802 9091187092831063107 n

Tani të gjithë fëmijët e fqinjëve do të dëshirojnë të lahen në këtë pishinë... me siguri e keni dëshiruar edhe ju në oborrin tuaj, apo jo? /Telegrafi/