LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Nëse Kosova vazhdon me 3 % rritje, do të vijnë ditë të vështira (Video)

Kelmendi: Nëse Kosova vazhdon me 3 % rritje, do të vijnë ditë të vështira (Video)

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka prezantuar planin e tij për zhvillim ekonomik.

I ftuar në emisionin ‘Rrokum Roll’, Kelmendi ka thënë se Kosova është e vogël edhe ka një numër të vogël të popullsisë në raport me shtetet tjera të mëdha, që do të thotë se për të pasur një punësim real duhet me qenë 1.1 milionë e 25 mijë të punësuar.

Kelmendi ka thënë se ky është synim që duhet të arrihet, por varet se kur arrihet.


“Për të arritur standardin e Evropës, neve na nevojitet një shekull duke u bazuar në këto hapa që po ecë Kosova”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se “na nevojiten edhe 488 mijë të punësohen për të arritur nga një vend pune që duhet me qenë me pagë 500 euro e më shumë”.

“Nga 31 mijë njerëz që dalin të aftë për punë, prej tyre 22 mijë nuk munden me gjetë vend pune për 10-15 vjet”, thotë Kelmendi duke bërë me dije se një pjesë e tyre e madhe munden të shkojnë në pension pa punuar kurrë.

Kelmendi ka prezantuar në ekran programin e tij për zhvillimin ekonomik që përmban politikat fiskale në fuqizimin e prodhimtarisë vendore.

“Rëndësia e Doganës në repromateriale, duhet të trajtohet qenësisht, sepse kjo pikë është duke e dëmtuar procesin zhvillimor të Kosovës që 17 vite”, tha Kelmendi.

“Informaliteti që është në Kosovë, mbas 17 viteve duhet të kthehet në suaza deri në 5 për qind”, ka bërë me dije deputeti Kelmendi.

Ai përmes programit të tij të detajuar të prezantuar në emisionin Rrokum Roll ka shpjeguar për këto procese dhe për mënyrat e zhvillimit ekonomik.

Nga rezultatet e prezantuara, Kelmendi ka bërë me dije se informaliteti në vlerë apo në sasi, është shumë i dëmshëm për prodhuesin, duke ndikuar së paku 30 për qind në çmimin final.

Sipas Kelmendit zgjidhja e kësaj çështje është implementimi i arkave fiskale, sepse pa fiskalizim kualitativ nuk ka pasur prodhimtari në Kosovë.

“Nuk kemi kontroll të mjaftueshme kufitare në paraqitjen reale të çështjeve, sepse përndryshe kishim me pas strukturë tjetër të zhvillimi të veprimtarive të ndryshme”, ka thënë ai.

Kelmendi në vazhdim ka paraqitë strategjinë për fiskalizimin më të mirë dhe përparësitë që ka fiskalzimi.

Ai ka bërë thirrje që ata që punojnë me rregulla dhe demantohen nga rregullat, më mirë është me protestua për t’i përmirësuar ato, sesa me ju qasë demantimit të rregullave.

Ai ka thënë se duhet të punohet me arkat fiskale qysh i kanë të gjitha shtetet e avancuara të botës, sepse ato sjellin përfitime të ndryshme për shtetin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori