LAJMI I FUNDIT:

KEK-u vazhdon shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti shpërndarës

KEK-u vazhdon shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti shpërndarës

Procesi i shkyçjes së borxhlinjve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili është i shtrirë në tërë territorin e vendit dhe ka në fokus konsumatorët që nuk paguajnë faturat mujore dhe keq shfrytëzojnë energjinë elektrike, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme (e martë).

Në një njoftim zyrtar të KEK-ut thuhet se gjatë paradites së sotme, në distriktin e Ferizajt janë shkyçur nga rrjeti shpërndarës Ali Petrol, kompani kjo e cila kishte borxh prej 7.200 eurosh dhe të cilës i është konfiskuar komplet kablloja furnizuese.

Pastaj ëmbëltore “Sulltan”, me një borxh total prej 19.673 euro. Gjellëtore “Jezerci”, borxhi i së cilës ishte 6.000 euro, zdrukthëtari “Nebiu” në Sojevë, me një total borxhi prej 13.915 euro.

Shkyçja tjetër i është bërë restorantit Pina që kishte borxh ndaj KEK-ut 10.265 euro, pastaj restorantit “Redon”me një borxh prej 11.428 euro si dhe pompa e benzinës, pronë e Muhamet Bucalisë , kompani kjo që kishte borxh ndaj KEK-ut 11.202 euro.


KEK-u ka njoftuar se shkyçje tjera do të vijojnë pasdite në pjesë të ndryshme të këtij Distrikti dhe qytete tjera të Kosovës. /Telegrafi/