"Rotorët jane mjete shumë të shtrenjta.Ata duhet të jenë shumë të dëmtuar para se të bëhet zëvendësimi i tyre me të rinj dhe sipas mendimit tonë rotorët e KEK-ut mund të riparoheshin, ka deklaruar zv/presidenti i kompanisë amerikane Wamar, Rixhard Forson, njëra prej kompanive ofertuese për ti riparuar rotorët.
Miliona euro janë dëmet e shkaktuara, pas anulimit të tenderit për riparimin parcial të gjeneratorëve të dy njësive të Termocentralit "Kosova B".
Dy rotorët kanë mundur të riparohen, por Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka gjetur një zgjidhje tjetër.
Të shpenzojë miliona euro për dy rotorë të rinj dhe për këtë qështje ka negociuar me procedurë një burimore me kompaninë “Alstom”.
"Gjatë inspektimeve që kemi bërë, kemi evidentuar se nuk është e nevojshme për të blerë rotor të rinj, pasi një zgjedhje e tillë nuk bëhet as nga operatorët botëror. Kompania jonë me sukses do arrinte ti riparonte dhe ti transportonte ata", ka deklaruar zv/presidenti i kompanisë Wamar, Rixhard Forson, njëra prej kompanive ofertuese për t’i riparuar rotorët.
Sipas tij, përveç çmimit shumë të madh, mangësi tjetër në porositjen e rotorëve të rinj, është koha e gjatë për prodhimin e tyre, më shumë se 20 muaj.
"Rotorët jane mjete shumë të shtrenjta.Ata duhet të jenë shumë të dëmtuar para se të bëhet zëvendësimi i tyre me të rinj dhe sipas mendimit tonë rotorët e KEK-ut mund të riparoheshin.
Por habia qëndron në faktin se KEK-u për blerjen e rotorëve të rinj ka filluar të negociojë më kompaninë “Alstom”, edhe pse komisioni i vlerësimit të ofertave në KEK, kishte konstatuar se ishte pikërisht oferta e Alstom-it që solli anulimin e tenderit.
Kjo kompani në ofertën e vet nuk kishte paraparë nxjerrjen dhe riparimin e rotorëve të gjeneratorëve.
Për këtë proces jotransparent, deklarojnë edhe udhëheqës të Kompanisë amerikane Wamar të cilët kanë reaguar ndaj vendimit të zyrtarëve të KEK-ut për anulimin e tenderit.
Ata kanë vlerësuar se veprimet e KEK-ut kanë rezultuar që ofertuesit tjerë të trajtohen padrejtë.
"Ne kemi zbuluar se kompania qe ishte diskualifikuar nga tenderi për riparimin e gjeneratorëve të njesive të TC "Kosova B"ishte Alstom, pasi nuk i ishte përgjigjur ofertës. Por për befasinë tonë ne pastaj zbuluam se KEK-u donte të jepte një kontratë për punë në favor të Alstomit", ka thënë Forson.
Ai i ka dërguar një ankesë ish drejetorit të përgjithsëm të KEK-ut në të cilën ata kishin përmendur edhe favorizimet që kjo kompani po ja bënë Alstom-it.
"Është dëgjuar një thashetheme shqetësuese në treg që kompania juaj nuk dëshiron të vazhdojë me procedurë të hapur por se dëshironi që kontratën drejtpërdrejt të ja jepni kompanisë ALSTOM.
Në mënyrë që ne të përgatitemi për hapat e mëtutjeshme të cilat do t’i ndërmarrim, ju lutem na informoni nëse dëshironi të shpallni këtë tender prapë publikisht apo dëshironi që atë të ja jepni një kompanie të vetme, të cekur më lartë”.
Tutje në këtë letër zv/presidenti i komanisë Wamar kishte njoftuar zyrtar të KEK-ut se për këtë qështje është këshilluar edhe me Ambasadën amerikane në vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Bitcoin arrin vlerën historike - shkon mbi 93 mijë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit