Keiretsu Forum - Rrjeti Global i Investitorëve Engjuj, ka arritur të realizoj mbi 380+ financime të kompanive startup gjatë vitit 2021

Aktiviteti i marrëveshjeve është ngitur për 20+%. Edhe një herë Shkenca Jetësore/Med Tech ishte lideri i sektorit, me investimet në IT dhe Fintech që treguan rritjen më të madhe në bazë të përqindjes.
SAN FRANCISCO, CA — Forumi Keiretsu, rrjeti më i madh i investitorëve engjëj në botë dhe i renditur nga Pitchbook si një nga "Investitorët më aktiv në fazat e hershme" dhe “Investitorëve më aktiv në fazat e vonshme", njoftoi se është arritu një rekord mbi 380+ fonde për startup-et në fazat e hershme dhe të vonshme në vitin 2021. Pavarësisht sfidave globale, Forumi Keiretsu ka pësuar rritje në aktivitetet e marrëveshjeve për 20+% krahasuar me vitin 2020.
Keiretsu Forum po vazhdon të rritet në të gjithë Amerikën e Veriut dhe globalisht. Investitorët dhe sipërmarrësit po përfitojnë nga gjurmë tona unike, procesi i disiplinuar për fillimin e rrjedhës së marrëveshjeve cilësore dhe suksesin duke promovuar mundësi investimi në fazat e hershme dhe të vonshme, "tha Randy Williams, themeluesi dhe CEO i Forumit Keiretsu. “Ne vazhdojmë të mirëpresim partneritete të zgjeruara për të pasuruar komunitetin e Rrjetit të Forumit Keiretsu. Pavarësisht ndërprerjeve globale, ne po shohim rritje të vazhdueshme në të gjithë sektorët në vitin 2022, " vazhdoi Williams.
Disa nga anëtarët e Forumit Keiretsu 2021 që u mbështetën duke marrë fonde të konsiderueshme përfshijnë:
- Soteria Battery
- Orion Biotechnology
- Epilogue Systems
- Inmedix
- MAIA Biotech
- E2C Technology
- DigitSec
- Alga Energy
- AI Optics
- Lumoptik
- Light Line Medical
- NexGel
- Maxwell Biosciences
- KitoTech Medical
- OtoNexus Medical Technologies
- Seneca Therapeutics
- Key Co
- Joule Case




















































