Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kanë reaguar ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale, të cilat sipas tyre janë jo transparente dhe nuk janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Sipas një njoftimi për media thuhet se heshtja e konfirmimit ose jo të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është dhunim i parimeve dhe zbatim i standardeve të dyfishta, nga ana e Gjykatës Speciale.
KMLDNJ po ashtu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mbaj një seancë ku do të diskutoheshin shkeljet e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, me të cilën veprim Kuvendi sipas KMLDNJ-së do të tregonte se kjo gjykatë është nën juridiksionin e tyre.
Lexoni reagimin e plotë të KMLDNJ-së:
STANDARDET E DYFISHTA TË GJYKATËS SPECIALE TË “ KOSOVËS “ NË HAGË !
Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe dhomat e Specializuara me seli në Hagë e që janë sinonim i një Gjykate Speciale për Kosovën përkatësisht për krimet e pretenduara të UÇK-së gjatë dhe pas Luftës së Parë botërore , gjatë dhe pas Luftës së dytë botërore e sidomos gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, nominalisht llogariten të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rrjedhimisht edhe duhet të punojnë sipas ligjeve në fuqi në Kosovë. Së paku ashtu deklarojnë të gjithë dhe se kjo Gjykatë e Specializuar është e Kosovës për faktin se është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe se thirret në ligjet e Kosovës.
Kjo është ajo ana mashtruese e medales kurse realiteti është se kjo Gjykatë është themeluar në rrethana të një presioni të madh dhe terrorizues ndaj deputetëve që është menduar se nuk do ta votojnë dhe se me Kosovën e ka të vetmen lidhje sepse të arrestuarit, të akuzuarit dhe të dënuarit e mundshëm janë të gjithë shqiptarë kurse pala akuzuese, administrative, ekzekutive janë 100% ndërkombëtarë sikur që edhe paraburgimi dhe mbajtja e dënimit nuk bëhet në institucionet përkatëse të Kosovës, por në Hagë. Deri më tani kjo Gjykatë ka qenë krejtësisht jo transparente , nga aspekti i të drejtave të njeriut e dhunon universalitetin e të drejtave të njeriut të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara , siguron drejtësi për viktima sipas parimit etnik sikur edhe përgjegjësi penale gjithashtu sipas parimit etnik.
Kjo Gjykatë në mënyrë flagrante e dhunon njërën ndër shtyllat kryesore të Drejtësisë Transicionale , e drejta për drejtësi për të gjitha viktimat dhe e drejta për mos përsëritje të krimit. Kjo Gjykatë, duke i shpërfillur kompetencat e institucioneve të Kosovës (Gjykata Kushtetuese dhe Institucioni i Avokatit të Popullit ) formon institucione paralele në Hagë në ndërkohë që asnjë Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte nuk ka pasur as Gjykatë Kushtetuese e as Avokat të Popullit . As Tribunali për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë në Hagë nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese e as Avokat të Popullit brenda saj dhe, krahasuar me Gjykatën Speciale “të Kosovës“ në Hagë ka qenë shumë më gjithëpërfshirëse në sigurimin e drejtësisë për viktima dhe përgjegjësisë për ata që kanë bërë krime duke e përjashtuar kriterin etnik gjatë ndarjes së drejtësisë.
Para gjashtë ( 6 ) muajve kjo Gjykatë përkundër praktikave të mëparshme e bëri publike një propozim aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, ish – kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli duke e arsyetuar këtë veprim paragjykues me Rregulloren e kësaj gjykate dhe duke listuar arsye që konsideronin si arsyetim juridik për këtë paragjykim të rastit dhe duke ua shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut të Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli sepse veçuan vetëm emrat e tyre në ndërkohë që nuk përmendën asnjë emër tjetër. Në atë kohë, i ashtuquajturi Avokat i Popullit i kësaj Gjykate nuk reagoi fare e as Gjykata Kushtetuese.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkeli Kushtetutën e Kosovës për faktin se kërkoi interpretim nga Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale për vazhdimin e mandatit të skaduar në ndërkohë që, nëse kjo Gjykatë qenka themeluar dhe vepron sipas ligjeve të Kosovës, adresa e kërkimit të interpretimit kushtetues është dashur të jetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës në çdo rast kur e vlerëson se duhet sqarim apo interpretim nga Gjykata Kushtetuese, mund të bëjë këtë prandaj është i habitshëm dhe i papranueshëm reagimi histerik i kësaj Gjykate kinse presidenti Thaçi po përpiqet ta zhbëjë këtë Gjykatë.
Nëse Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe se funksionon sipas ligjeve të Kosovës atëherë sipas parimit si është themeluar, sipas të njëjtit parim mund edhe të zhbëhet. Kështu veprohet në shtetet normale ndërsa në shtetet e kolonizuara përjashtohet kjo e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Sipas Rregullores së Gjykatës Speciale brenda 6 muajve duhet të konfirmohet apo të hidhet poshtë aktakuza e propozuar nga Prokuroria, përjashtuar këtu disa raste specifike. Po e njëjta Gjykatë Speciale, pas kalimit të afatit 6 mujorë nuk është deklaruar dhe arsyetohet ngjashëm sikur në kohën kur kishte bërë publik propozim aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli. Atëherë bëri shumë zhurmë kurse tash heshtë që është dhunim i parimeve dhe zbatim i standardeve të dyfishta. As tash nuk dëgjohet i ashtuquajturi Avokat i Popullit i kësaj Gjykate dhe se çdo përpjekje të kërkohen sqarime, interpretohet si veprim kundër kësaj Gjykate.
Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe, serbe dhe gjuha e pakicave në rast se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj për gjuhët zyrtare. Ndërkaq , Gjykata Speciale e shkel në mënyrë të skajshme ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare për faktin se 90% e dokumenteve të kësaj Gjykate nuk është përkthyer në gjuhën shqipe. Madje edhe arsyetimi për konfirmimin e aktakuzës kundër të arrestuarit Salih Mustafa (afërsisht 66 faqe) është dorëzuar në gjuhën angleze, si të akuzuarit ashtu edhe avokatit të tij.
Sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë për përdorimin e gjuhëve zyrtare, çdo material i gjykatës duhet të jetë në gjuhën shqipe, serbe, në gjuhën e pakicave që i plotësojnë kushtet dhe pastaj të përkthehet në gjuhën angleze. Edhe në këtë rast ku kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, i ashtuquajturi Avokat i Popullit i kësaj Gjykate ka reaguar me gjuhën e peshkut, duke heshtur dhe duke mos reaguar fare ndaj kësaj shkeljeje të drejtave të njeriut.
KMDLNj mendon se Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet në një seancë ku do të diskutoheshin për këto shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, shtetas të Kosovës, si themelues i kësaj Gjykate dhe në përputhje me këtë të marrë vendime të duhura ose duhet ta pranojë haptas se nuk ka asnjë juridiksion mbi këtë Gjykatë e që nuk e ka bërë deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë