LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur dhe 101 raste me coronavirus për 24 orë  

Katër të vdekur dhe 101 raste me coronavirus për 24 orë  
Foto: Arkiv/Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori