Katër të lënduar pasi një nxënës sulmoi bashkëmoshatarët dhe mësuesit me çekiç, në një shkollë në Rusi

Një nxënës adoleshent ka lënduar katër persona pasi i ka sulmuar ata me çekiç të hënën në një shkollë në qytetin jugor rus të Chelyabinsk, pranë kufirit me Kazakistanin, thanë autoritetet lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djali 13-vjeçar sulmoi mësuesit dhe kolegët e tij përpara se të ndalohej.
Dy vajza 13-vjeçare, një djalë dhe një mësues u plagosën dhe u shtruan në spital, tha ministria lokale e shëndetësisë.
I dyshuari mbante gjithashtu një thikë dhe një armë, sipas një burimi policor.
Motivet e tij nuk ishin menjëherë të qarta.
Sulmet e armatosura në shkolla në Rusi, janë shtuar vitet e fundit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































