LAJMI I FUNDIT:

Katari dhe Pakistani me marrëveshje për eksportin e gazit

Katari dhe Pakistani me marrëveshje për eksportin e gazit

Katari e ka nënshkruar një marrëveshje me Pakistanin për eksportimin e 3.75 milionë tonelatave gaz të lëngshëm natyror në vit, kanë njoftuar mediet e atjeshme.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën, në ditën e parë të vizitës dyditore të kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif.

Mediet pakistaneze kanë njoftuar se marrëveshja ka vlerë prej 16 milionë dollarësh.


Ministri pakistanez i naftës, Shahid Khaqan Abbasi, tha se me marrëveshjen e nënshkruar do të plotësohen rreth 20 për qind e nevojave të gazit në Pakistan.

Pakistani aktualisht përballet me një mungesë të madhe të gazit natyror, si për prodhimin e energjisë elektrike po ashtu edhe për përdorim industrial.

Sipas marrëveshjet, furnizimet me gaz mund të nisin në fillim të muajit mars.

Agjencitë e lajmeve në Katar kanë njoftuar se marrëveshja është nënshkruar për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori