Dhembjet, ngërçet dhe fryrja nuk duhet t’ju befasojnë, por mund edhe të helmoheni
Me siguri do t’ju befasojë fakti që përzierja e domates dhe kastravecit në sallatë nuk është e rekomandueshme!
Në të vërtetë, këto dy perime nuk ka kohën e njëjtë të tretjes, andaj kur merren njëkohësisht, ekziston rreziku i madh që të ndodhë fermentimi në lukth, gjë që më vonë mund të helmojë organizmin dhe të shkaktojë dhembje, ngërçe dhe fryre.
Ekzistojnë edhe disa kombinime të ushqimeve të cilat do të duhej t’i shmangni, transmeton Telegrafi.
Pemët pas racionit
Pemëve u duhet mjaft kohë që të treten dhe nëse i hani menjëherë pas racionit, do të qëndrojnë në lukth më gjatë dhe do të shkaktojnë refleks dhe probleme të tjera të tretjes.
Brumërat dhe djathi
Brumërat janë të pasura me amidon i cili tretet ndryshe nga proteinat, por qëndrimi në lukth shkakton fermentimin.
Mish dhe djathë
Proteina të tepërta për lukthin tuaj. Bukë dhe lëngu i portokallit. Thartira e nevojshme për të zbërthyer lëngun mund të shkatërrojë enzimat që kanë rolin e zbërthimit të amidonit.
Perimet dhe djathi
Me këtë kombinim do të shtoni rrezikun e fryrjes.
Bananet dhe qumështi
Ky kombinim ngadalëson tretjen, shkruan HealthTipsPortal.com.
Pjepri dhe shalqiri
Këto dy perime do të duhej të konsumohen ndaras.
Pemët dhe jogurti
Edhe pse ky kombinim është i njohur për kafjall, ai ngadalëson tretjen dhe dëmton florën e zorrëve. /Telegrafi/