Karius rikthehet me gabime trashanike – pëson gol skandaloz ndaj Slovan Bratislavas
19/09/2019
Portieri gjerman Loris Karius, ka vazhduar me gabimet e tij trashanike, ku ndaj Slovan Bratisallvës pësoi një gol të tillë
Ai mbahet në mend edhe për finalen e Ligës Kampionëve të vitit 2018.
Gabimet e Karius për golat e Karim Benzema dhe Gareth Bale i kushtuan skuadrës së tij gjatë në humbje 3-1.
Kjo bëri që Liverpooli të nënshkruajë me Alissonin për ta zëvendësuar atë.
Karius tani është te Besiktasi, si huazim në vitin e dytë.
Por edhe atje po bën njëjtë. Karius bëri një numër gabimesh gjatë sezonit të tij të parë me klubin turk.
Ai sapo ka bërë një tjetër gabim trashanik në Ligën e Evropës kundër Slovan Bratislava.
Më poshtë e gjeni golin e pësuar. /Telegrafi/


