LAJMI I FUNDIT:

Kapllan: Rusia nuk do ta pengojë dot pavarësinë e Kosovës

Kapllan: Rusia nuk do ta pengojë dot pavarësinë e Kosovës

Eksperti i politikës ndërkombëtare që ka jetuar në Ballkan, Robert Kaplan, në një intevistë për "Zërin e Amerikës" ka vlerësuar se, Rusia nuk do ta pengojë dot pavarësinë e Kosovës, por ka shtuar se pakicës serbe duhet t’i jepen garanci absolute.

Gazetari i cili parashikoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, në kohën kur perëndimi ishte përqendruar tek Evropa Qendrore, sot profesor në Akademinë e Marinës, është shprehur se kemi përpara një rrugë të vështirë, mirëpo beson se gjeografia përcakton fatin dhe Serbia do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ajo kufizohet me të paktën tri vende, që ose janë në Bashkimin Evropian, ose po futen në Bashkimin Evropian. Kështu që mendoj se në fund të fundit, Rusia nuk e ka ndikimin e duhur për të rivendosur në Ballkan pozitën që kishte gjatë Luftës së Ftohtë”, vlerësoi Kaplan.

Kaplan mendon se Bashkimi Evropian ka më shumë në dorë lidhur me statusin e Kosovës, sesa Rusia. Ai parashikon që zgjidhja e statusit të Kosovës do të zvarritet, pasi Shtetet e Bashkuara kanë tani më pak ndikim sesa do të kenë pas një viti e gjysmë.


Sidoqoftë, profesor Kaplan vlerësoi se mënyra më e mirë për ta zgjidhur aspektin historik veçanërisht në Kosovë, është që t’i jepet pakicës serbe garanci absolute.

“Mund të mos kenë mbetur shumë serbë në Kosovë, por aty janë shumë manastire dhe aty kanë ndodhur shumë ngjarje të historisë serbe. Kështu që mënyra sesi do të trajtohet çështja e të kaluarës historike është që pakicave t’u jepen të drejta të paprekshme”. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori