lagjen “Llazan” të qytetit Koplik, ka vrarë me armë zjarri automatik, për motive hakmarrje, shtetasin Zenel Hoti dhe Gjykata e Shkallës së Parë, e ka deklaruar fajtor këtë shtetas, duke e dënuar me 25 vite burg.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi të shumëkërkuar, u organizua si rezultat i një pune të gjatë hetimore për rreth 1 muaj, në bazë të informacioneve të grumbulluara nga strukturat e Policisë për vendodhjen e tij. Për kapjen e shtetasit Ahmet Bajramaj, nga ana e strukturave të policisë janë organizuar edhe operacione të tjera më parë, ku ky shtetas ka arritur t’i shmanget kapjes duke iu kundërpërgjigjur forcave të policisë me armë zjarri si dhe duke u fshehur në disa tunele me dalje te ndryshme, të cilat ishin ndërtuar prej tij, për t’i shpëtuar operacioneve policore.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ahmet (Metush) Bajramaj, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arsenali armësh dhe municionesh luftarake, 4 armë zjarri tip automatik, 16 krehër fishek automatiku, me nga 30 copë secila, 2arme zjarri tip pistoleta me 80 fishekë, 1 shotgun, 1silenciator, 1palë dylbi snajper dhe 1palë paruke, për maskim. /Telegrafi/